Eko Higjiena

Kapet njëri nga 7 të arratisurit e burgut të Drenovës, 6 ende “të lirë”

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Arratisen në mënyrë spektakolare 7 të dënuar nga Burgu i Sigurisë së Lartë të Drenovës në Korçë. Ngjarja e rëndë, e cila ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit ka ndodhur të shtunën rreth orës 19:00, kur të burgosurit do të shkonin në sallën e ngrënies.

Burime zyrtare nga policia e Korçës, por edhe nga burgu bënë me dije se Admir Tafili (i akuzuar për vrasjen e komisarit të policisë, Arben Zylyftari) si dhe Fran Pal Marashi, Gëzim Gjergj Guri, Gëzim Ndue Toma, Reiz Namik Haxhiraj, Eduard Kujtim Lula dhe Artur Demir Gora nën kërcënimin e armëve kanë çarmatosur gardianët, kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi për mosafrimin e rojeve dhe më pas kanë ikur nga institucioni i vuajtjes së dënimit.

Mësohet se 7 të burgosurit kanë marrë dënime të rënda nga drejtësia, ndërsa katër prej tyre me burgim të përjetshëm. Arratisja e 7 të burgosurve me rrezikshmëri të lartë shoqërore ka bërë që forca të shumta policore të vihen në ndjekje të tyre. Ndërkohë që në ndihmë të policisë së Korçës kanë shkuar forcat speciale nga Tirana, RENEA dhe FNSH.

Burimet e mësipërme pohuan se janë ngritur patrulla në të gjitha akset rrugore të Korçës, Pogradecit, Librazhdit, Elbasanit etj. Vetëm katër orë pas ngjarjes, policia arrestoi Artur Goran, i cili u kap teksa udhëtonte me një automjet tip “Ford” të shërbimit taksi në aksin Korçë-Kapshticë. Nga ana tjetër, policia dhe Prokuroria e Korçës kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Mbrëmë në orët e vona janë marrë në pyetje drejtuesit dhe të gjithë punonjësit e burgut të Drenovës.

Hidromorava

Policia e Shtetit ka gjetur të braktisura dy automjetet që dyshohet se janë përdorur nga të dënuarit për tu arratisur nga burgu. Në fshatin Ravonik të Korçës është gjetur makina e kryeplakut të fshatit Qatrom, Myfit Ustalli, ndërsa në Pogradec është gjetur edhe makina tjetër tip “Seat”, me të cilën dyshohet se udhëtonin 4 prej të dënuarve.

Automjeti i kryeplakut Ustalli u gjet vetëm 1 km larg vendit ku u krye grabitja. Mbrëmjen e djeshme kryeplaku tregoi në “News24”, mënyrën se si dy të rinj të armatosur e kishin ndalur në rrugë.

“Kthehesha nga Drenova, kujtova se ishte patrullë policie, ndalova për respekt. Nuk na kërcënuan, ata na thanë zbrit, morën makinën dhe ikën. Njëri kishte armë, kallash më duket.”- deklaroi kryeplaku Ustalli.

Shtatë emrat e njohur të botës së krimit mendohet se prej kohësh kanë përgatitur planin e arratisjes. Fakti që ata kanë qenë dhe në dy qeli ngjitur me njëra-tjetrën i ka ndihmuar. Burime të besueshme sqaruan se dyshohet që Admir Tafili dhe shokët e tij fillimisht kanë siguruar armët nga jashtë burgut. Më pas ata kanë prishur kamerat e sigurisë në sektorin ku ndodhen të burgosurit me dënime kapitale si dhe kanë shkëputur linjën telefonike. Mbrëmë, kur të burgosurit do të dilnin për të ngrënë bukë, Tafili, Marashi, Guri, Toma, Haxhiraj, Lula dhe Gora kanë dalë të gjithë bashkë korridorin e këtij sektori, i cili ndodhet në katin e dytë të burgut. Shtatë të “fortët” kanë kërcënuar me armë rojet që të hapin dyert dhe t’i lejonin që të dilnin jashtë. Mësohet se rojet e këtij sektori nuk janë të armatosur dhe dyshimet e forta bien mbi faktin që armët e zjarrit të jenë futur nga jashtë. Pasi kanë zbritur në sektorin tjetër në katin e parë të burgut, nën kërcënimin e armëve ata kanë mundur të çarmatosin rojet e sigurisë dhe t’u marrin armët. Më pas të shtatë të dënuarit kanë mundur të dalin në oborr (tek porta e jashtme e burgut) nga tuneli ku hyjnë makinat e të burgosurve. Ata kanë qëlluar me breshëri plumbash dhe më pas kanë dalë në rrugën nacionale Korçë-Ersekë, që ndodhet 500 metra larg Burgut të Drenovës. Burimet e mësipërme pohuan se 7 të dënuarit kanë ikur në drejtime të ndryshme me makina të rastit. Dy prej tyre kanë marrë me forcë makinën tip “Benz” me targë KO 03 87 B, me të cilën udhëtonte kryeplaku i fshatit Qatrom, Myfti Ustalli dhe djali i tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.