Kapet në Cyrih me 4 kg. kokainë shqiptari që vinte nga Argjentina

Personi në fjalë kishte aterruar në Cyrih me një aeroplan që vinte nga Sao Paolo (Argjentinë) dhe e kishte ndërmend që të vazhdonte fluturimin tutje për në Tiranë.
Policia Kantonale e Cyrihut ka arrestuar të enjten, më 4 shkurt në Aeroportin e Cyrihut një shqiptar 26 vjeçar, i cili në bagazhin e tij po bartte katër kilograme kokainë.
Personi në fjalë kishte aterruar në Cyrih me një aeroplan që vinte nga Sao Paolo (Argjentinë) dhe e kishte ndërmend që të vazhdonte fluturimin tutje për në Tiranë. Por, në zonën e tranzitit, në aeroport, ai u ka rënë në sy policëve si person i dyshimtë. Me ta kontrolluar, policët i kanë gjetur atij sasinë e përmendur të kokainës, e cila ishte vendosur në xhepa specialë disa çantave të grave.
Vlerësimi i parë i policisë thotë se behet fjalë për katër kilogramë drogë të tipit të kokainës. Por ndërkohë vlerësimin e saktë do ta bëjë instituti i forenzikës.
Personi i arrestuar i është dorëzuar prokurorisë së përgjithshme Winterthur/Unterland, njësisë së aeroportit./albinfo/