Kapet në Berivojcë i kërkuari nga Gjykata, dërgohet në vuajtje të dënimit

Gjilan – Në fshatin Berivojcë të Kamenicës në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar njoftoj policia e Kosovës.
Personi i arrestuar ishte i njohur për policinë pasiqë kishte një urdhër arresti. Pas prangosjes i njëjti dërgohet në burgun e Gjilanit në kohëzgjatje prej dy muajve./rajonipress/