Eko Higjiena

Kapet kosovari me një sasi të madhe dopingu

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Atij i janë gjetur në makinë gjithsej 275 ampula me anabolikë dhe steroidë që kushtojnë rreth 9000 euro.

Në autostradën A8 të Austrisë, policia ka kontrolluar një makinë, në të cilën ndodheshin një shtetas kosovar dhe një malazez, që të dy me qëndrim të rregullt në Austri. Në makinë, brenda një çante sportive, policët kanë gjetur një sasi të madhe mjetesh dopingu, gjegjësisht anabolikë dhe asteroide.

Bëhet fjalë gjithsej 275 ampula që kushtojnë rreth 9000 euro, shkruan “salzburg24.at.

Uji Dea

Shoferi (kosovari 29 vjeçar) ka pranuar vetëm se fjala është për “preparate plotësuese për sportistë”. Ndërsa policët e kanë konfiskuar çantën me artikuj dopingu dhe e kanë arrestuar kosovarin, i cili ishte duke udhëtuar në drejtim të Munihut, Gjermani.

Ai mund të akuzohet për shkelje të ligjit për lëndët narkotike. Zyra kompetente e doganës në Munih ka nisur hetimet./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.