Fundamenti

Kapet kosovari me 2000 fishekzjarre në bagazh

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Bëhet fjalë për materiale piroteknike me peshë prej 25 kilogramëve, të një lloji që në Gjermani është i ndaluar.

Një shqiptar 17 vjeç nga Kosova po udhëtonte me tren nga Munihu në drejtim të Pragës dhe me vete kishte një ngarkesë prej plot 25 kilogramëve fishekzjarrë. Fillimisht ai i kishte deklaruar policisë se nuk kishte asgjë me vete por gjatë kontrollimit, policët federalë kanë gjetur te ai mbi 2000 copë fishekzjarrësh.

Bëhet fjalë për materiale piroteknike të cilat në Gjermani janë të ndaluara, thuhet në një njoftim për shtyp të policisë federale të Gjermanisë.

FIDANISHTJA

Policia ka konfiskuar këtë ngarkesë ndërsa ndaj kosovarit të mitur që jeton në Munih është bërë kallëzim penal për shkelje të ligjit mbi lëndët shpërthyese.

Policia me këtë rast tërheq vërejtjen për rrezikun nga importimi i fishekzjarrëve ilegalë pa vulën zyrtare. Ato në çdo kohë paraqesin rrezik të madh për personat që operojnë me to dhe për të tjerët./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.