GRANDEMALL

Kapet hajni që kishte plaçkitur xhamitë në Malishevë, Gjilan e Ponesh

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ju njoftoj se në bazë të informatave dhe dëshmive që ka Policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit i kemi mbledhur përmes rrugëve operative në lidhje me rastet e vjedhjeve të xhamive (është lokalizuar dhe është arrestuar i dyshimti G. G. 2001), fshati Terstenik – komuna Drenas, personi i dyshimtë me datën 03 shtator 2020 është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës në stacionin policor në Pejë sepse i njëjti në po këtë stacion është ndaluar për 48 orë si i dyshimtë për rastet tjera të stacionit të Pejës ka thënë Ismet Hashani zëdhënës i policisë në Gjilan.

Gjatë intervistimit janë gjetur fakte të qëndrueshme se ai i ka kryer që të trija (3) vjedhjet nëpër xhamitë në regjionin e Gjilanit dhe atë :

1. Xhamia e fshatit Malishevë të Gjilanit i ndodhur me datë 20 Qershore 2020, nr. 2020.CA.0604
2. Gjilan te xhamia e “Medresesë “28 Gusht 2020, nr. 2020 CA 0911 dhe,
3. Xhamia e fshatit Ponesh gjithashtu me date 28 Gusht 2020, nr. 2020 CA 0912

Uji Dea

Me urdhër të prokurorit rastet veç e veç procedohen në procedurë të rregullt pasi që i dyshimti ndodhet në mbajtje dhe është ndaluar nga stacioni policor në Pejê.

Policia e Kosovës është e përkushtuar që t`i sjell para drejtësisë të gjithë personat e dyshuar të përfshirë në raste të veprave penale njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.