ARKATANA

Kapet hajni i shumë kërkuar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – I dyshuari I. A. po luante me një revole lodër dhe është lajmëruar nga qytetarët, por kur shkon në stacionin e policisë konstatohet se ai është i dyshuar për disa vjedhje.

Njësiti i Hetimeve të stacionit policor të Gjilanit ka marrë informatë se i dyshuari I. A. 1977 është vërejtur me një revole në dorë në lagjen ,,Dheu i Bardhë” në Gjilan, pranë shtëpisë se tij.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se njësiti i Hetimeve me asistimin e Njësitit reagues ka dal në vend të ngjarjes në kërkim të tij, meqë rast e ka takuar dhe pas kontrollit që i është bërë ka pranuar se posedon revolen – (lodër) e cila i është konfiskuar dhe i njëjti është shoqëruar në Stacionin Policor.

Fundamenti

Pas intervistimit në lidhje me disa raste të vjedhjeve është gjetur se i njëjti të jetë bashkë autor i disa rasteve të veprave penale të “Vjedhje të rënda” në bashkëveprim edhe me një të dyshuar tjetër i njohur për policinë tha Hashani.

Me vendim të PPK i dyshuari ndalohet për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal, sipas numrit të rastit të lartcekur tha Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.