Kapet grabitësi i kazinove, aksion e bastisje të lojërave të fatit në Anamoravë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Njësiti i Hetimeve regjionale në Gjilan është njoftuar se me 18 nëntor nga ana e njësitit të hetimeve të stacionit policor në rajonin e Pejës është arrestuar i dyshuari i kërkuar me emrin G. Dauti, me banim në fshatin Sllatinë e Epërme, Komuna e Vitisë njoftoj Ismet Hashani zëdhënës i policisë. I njëjti dyshohet për tri raste të “Grabitjes” kohë më parë, një rast që ka ndodhur në rr. “Halil Alidema” në Gjilan, në kazinonë “Kajota”.

Hashani tha se rasti tjetër ka ndodhur në kazinonë “ACT” në rrugën “Avdulla Tahiri” në hyrje të rrugës së Malishevës, dhe një rast në kazinonë “Astra” në Viti.

Njësit i Njësiti i hetimeve rajonale në vazhdim të hetimeve ka marr informatën dhe në bashkëpunim me njësitin Rajonal të Hetimeve në Rajonin e Pejës ka arritur që i dyshuari G. Dauti të arrestohet dhe sot me vendim të prokurorit të Shtetit, Njësiti i NJHR-së së Gjilanit ka shkuar dhe e ka marrë të dyshuarin nga qendra e ndalimit të Pejës dhe e ka sjellë në qendrën e ndalimit në Gjilan në mënyre që i njëjti të intervistohet dhe të procedohet lënda në Prokurori tha Hashani.

Eco Higjiena

Gjithashtu Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion nga shtabi qendror që vepron në Gjilan, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës (Njësiti i Lojërave të Fatit) kanë kryer disa bastisje në Rajonin e Gjilanit( fshatin Doberqan dhe Kamenicës, fshatin Rogoqice), janë kontrolluar gjithsejtë 8 subjekte të Lojërave të Fatit (Bastore Sportive dhe Kazino).

Sipas Hashanit Dogana e Kosovës ka konfiskuar: 26 Aparate të Lojërave të Fatit, katër shtëpiza kompjuterike nën dyshimin e zhvillimit/organizimit të Lojërave KENO (Lojëra të ndaluara në bazë të Ligjit të Lojërave të Fatit) si dhe janë konfiskuar fletore me shënime, Libra të bastoreve si dhe Tiketa të lojës KENO.

Gjatë realizimit të bastisjes nuk është paraqitur ndonjë vështirësi. Rastet veç e veç procedohen në Gjykatë tha Hashani./rajonipress/