ARKATANA

Kapet falsifikatori i monedhave

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Në Policinë e Kosovës, në Viti ditë më parë ishin raportuar disa raste për monedha të falsifikuara. Pas një pune të gjatë Operative dhe hetimeve në vazhdimësi përmes rrugëve operative, Njësitet hetuese të Policisë së Kosovës nga Vitia i kanë rënë në gjurmë të dyshuarit dhe me 5 tetor 2016 rreth orës 07:30 minuta në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit V. E. (1983) në fshatin Bibaj, Komuna Ferizaj në dyshimin e bazuar se i njëjti është duke prodhuar dhe shpërndarë monedha të falsifikuara (letër).

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale për gjykatë :
* 32 x 20 euro (Monedha),
* 5 x 10 euro,
* 1 x5 euro,
* një printer me ngjyra,
* një kompjuter laptop,
* mjete të nevojshme për prerje si (skallper, brisk, gërshërë, izolatorë, letër folie, një vule për numra, një maskë plastike si dhe një shirit folie).

Policia e Kosovës, Njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Vitisë veç i kanë gjashtë (6) raste të hapura si dhe disa raste të pa raportuara që besohet se lidhen me personin e dyshimtë për shpërndarje të monedhave që dyshohet të jenë të falsifikuara.

FIDANISHTJA

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ku janë gjetë fakte të qëndrueshme se i dyshimti besohet se ka kryer vepra të njëjta përveç në Viti edhe në disa qytete tjera të Kosovës si në: Gjilan, Ferizaj, Kaçanik, Shtime dhe në qytete tjera të vendit.

Është njoftuar prokurori i shtetit e i cili jep urdhër për ndalim policor të dyshuarit prej 48 orëve. Rasti është duke u hetuar ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.