Kapen policët e rremë, u kthehen paratë shqiptarëve
Policët e rrejshëm ua grabitën të hollat ndërsa policët e vërtetë ua kthyen ato! Tre shqiptarët tash mund të blejnë traktorin!
Tre shqiptarët e plaçkitur të premten nga policë të rrejshëm dolën me fat. Siç është shkruar tashmë, atyre u ishin marrë të gjitha të hollat që i kishin me porosi nga bashkëfshatarët për të blerë një traktor në Gjermani, më saktë në tregun e makinave të përdorur, në Essen. Atje ata “kontrollohen” nga tre persona që paraqiten si policër.
Por, vetëm kur ata ikin me paratë e tre shqiptarëve, (23 mijë ero) këta të fundit e kuptojnë se “policët” kishin qenë hajna të zakonshëm.
Policia është vënë menjëherë në ndjekje të grabitësve. Gjurmët tregonin se bëhej fjalë për një bandë mashtruesish rumunë.
Kur paratë bashkë me hajnat e tyre janë zhdukur, tre shqiptarët e kishin denocnuar rastin në polici. Pasi që nuik u kishin mbetur fare para, për ta fillimisht janë kujdesur policët. Lajmi për plaçkitjen që kanë pësuar, ka prekur shumëkend në Gjermani. Shefja e policisë në Essen ka thënë se ishte e dhimbshme të shikoje burrat duke qarë. “ Çka do t`u themi bashkëfshatarëve”, thoshin!
Dhe ajo që është ehde më e rëndësishme, shumë shpejt u mobilizua shoqata humanitare “Weiser Ring” duke i dhënë një ndihmë të përkohshme. Lexuesit e WAZ ofruan që ose të jipnin ndihma ose të organizonin aksion humanitare. Por, për fat, asnjëra nga këto nuk do të jenë të nevojshme. Tre hajnat nga Rumania, të cilët ishin duke u hetuar edhe për vepra tjera, janë kapur nga policia dhe tash poi qëndrojnë në arrest.
Te ta janë gjetur paratë e plaçkitura. Të cilat të martën u janë dorëzuar tre shqiptarëve.