Eko Higjiena

Kapen në flagrancë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan -Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka arrestuar tre veta , dy meshkuj dhe një femër, për ushtrimin e “zejes” së prostitucionit në mënyrë të jashtëligjshme.

Dy nga të arrestuarit me procedurë të përshpejtuar janë dërguar në paraburgim, ndërsa i treti është liruar mirëpo ndaj tyre, si grup, pritet të zhvillohet procedurë e rregullt gjyqësore tha Ismet Hashani.

“Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, rreth orës 16:00, në rajonin e Gjilanit ka realizuar operacionin policor të koduar “Shtatori” me ç’ rast ka arrestuar tre persona me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale -Mundësim prostitucioni dhe Marrje me prostitucion”, tha Hashani .

UBT

Personat e arrestuar, sipas policisë, janë I. Bejtullahu (1941), shqiptarë, S. Ibrahimi (1938) dhe H. Vranovci (1987) femër të gjithë nga Kosova.

“Personat e dyshuar janë arrestuar nga policia në vepër, në një shtëpi private pasi që të njëjtit paraprakisht kishin arritur marrëveshje që përmes të dyshuarit I. B , cili i mundësonte prostitucion të dyshuarës H. V. duke i gjetur klientë të ndryshëm për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të të hollave”.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë të dyshuarit S. I. dhe H. V. janë dërguar në gjykatë për kundërvajtje në procedurë të shpejtë për “Marrje me Prostitucion” ndërsa me autorizim të prokurorit “i dyshuari për veprën penale “Mundësim i prostitucionit” I. B. është liruar dhe lënda do të procedohet në procedurë të rregullt” tha Hashani./rajonipress/