KKGJILAN

Kapen hajnat që vodhën trafostacionin në Sedllar dhe Karaqevë e Ulët të Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Pas një pune mirë të organizuar operative njësitet hetuese nga Kamenica kanë arritur që t`i zbardhin rastet e vjedhjeve të trafove në fshatin Sedllar dhe Karaqevë e Ulët. Pas hetimit nga njësiti i hetimeve është zbuluar se kryesit e këtyre veprave penale janë të dyshuar me banim në fshatin Malishevë të Gjilanit tha Ismet Hashani.

E kishin vjedhur trafostacionin në Sedllar dhe Karaqevë të Ulët më 13 mars të këtij viti kurse janë kapur këtë të mërkure. Në fakt sipas policisë hajnat kishin vjedhur trafostacionet e KEK-ut në këto dy fshatra. Punonjësit e KEK-ut me kohë kishin informuar policinë derisa këta të fundit pas një pune mirë të organizuar operative njësitet hetuese nga Kamenica kanë arritur që t`i zbardhin rastet e vjedhjeve tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.

Hashani tha se pas hetimit nga njësiti i hetimeve është zbuluar se kryesit e këtyre veprave penale janë të dyshuar me banim në fshatin Malishevë të Gjilanit.

Mobi Casa

Të dyshuar për vjedhjen sipas policisë janë Ar. A. i lindur 1987 me banim në fshatin Malishevë Komuna e Gjilanit. Am. A. i lindur 1987 me banim po në Malishevë të Gjilani, për momentin i arratisur besohet në Serbi.

Është lokalizuar edhe i dyshuari për blerje të sendeve të vjedhura P. A. 1992 , i cili posedon depon për grumbullim të mbeturinave në fshatin Pasjak ku ushtron veprimtarin pa licencë të punës.

Hashani tha se kundër të dyshuarit do të ushtrohet kallëzim penal për blerje të sendeve të vjedhura dhe do të kërkohet që inspektori i punës të ndërmarr veprimet ligjore kundër të dyshuarit pre ushtrim të biznesit pa leje përkatëse (I dyshuari në deklaratën e tij dhe në bazë të fakteve të gjetura besohet se i ka blerë sendet nga të lart cekurit dhe të njëjtat i ka shitur në Graqanice). Rastet veç e veç dërgohen në Gjykatë tha Hashani./rajonipress/