UBT

Kapen hajnat e kishave serbe

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia rajonale në Gjilan pas një pune të mirë operative ka arritur t`i prangos dy shqiptarë të dyshuar për vjedhjen e kishave serbe në Binqë, Kllokot, Budrikë dhe Partesh tha Ismet Hashani për rajonipress.

Policia rajonale në Gjilan ka arritur t`i prangos dy shqiptarë të dyshuar për vjedhjen e kishave serbe në rajonin e Anamoravës.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale tha për rajonipress se dy të dyshuarit janë shqiptarë. Njëri është i moshës madhore i cili është në paraburgim kurse tjetri është në procedurë të rregullt meqë është i moshës së mitur tha Hashani.

Uji Dea

Hashani tha se pos plaçkitjes së disa dinarëve dhe të 40 eurove nuk kanë shkaktuar dëmtime të tjera serioze gjatë vjedhjes së kishave.

Hetimet janë ende duke vazhduar dhe me këtë rast po merret policia për krime të rënda tha Hashani./rajonipress/