Uji Dea

Kapen hajnat e druve në Koretin të Kamenicës

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Ankuesi shqiptar shtetas i Kosovës ka raportuar policinë se dy persona të dyshuar janë duke prerë pyllin e tij. Patrulla është nisur në atë drejtim dhe posa kanë arritur në fshat kanë arritur të takojnë në rrugë personat e dyshuar të cilët kishin të ngarkuar në automjetit e tyre e tipit Llada – Niva , pa targa ngjyre e kuqe rreth 1 metër kub dru për djegieje të përgatitura në metër njoftoj policia e Gjilanit.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se sipas ankuesit vlera e druve është 20 euro. Drutë si dhe vetura janë konfiskuar.

RCCOLA

Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që të kontaktohet gjykatësi për kundërvajtje. Rasti i referohet gjykatës për kundërvajtje në procedurë të rregullt./rajonipress/