Kapen armë në Gjilan e Hodonovc

Gjilan – Në fshatin Hodonovcë të Kamenicës raportohet se është ndalur një veturë civile në të cilën ndodheshin dy të dyshuar meshkuj shqiptarë dhe gjatë kontrollimit në veturë janë gjetur dhe konfiskuar dy armë të gjuetisë të kalibrit 16 mm dhe 12 mm si dhe gjashtë fishekë njoftoj policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit lirohen, rasti në procedurë të rregullt.
Edhe në Gjilan në rrugën “Zija Shemsiu” raportohet se gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull shqiptar është gjetur dhe konfiskuar një revole e kalibrit 6.35 mm.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet, rasti në procedurë të rregullt./rajonipress/