ARKATANA

Kapen 90 kg marihuanë, arrestohet transportuesi

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjirokastër – Mëngjesin e sotëm, në një operacion antidrogë të policisë së Gjirokastrës, janë sekuestruar 90 kilogram marihuanë, raporton AS.

Lënda narkotike ishte e futur në tre çanta të mëdha shpine. Ajo ishte transportuar me makinë nga Lazarit drejt Tepelenës, por për t’ju shmangur postobllokut të policisë ishte lënë nga drejtuesi i automjetit në afërsi të pyllit të Ujit të Ftohtë, rreth 500 metra mbi rrugën nacionale. Më pas lënda narkotike do të transportohej nga tre të rinj nëpërmjet pyllit të Ujit të Ftohtë deri në fshatin Luzat , me qëllim shmangien e Policisë dhe më pas përsëri do të transportohej me automjet.

Falë informacionit të marrë në rrugë operative efektivat antidrogë në vendin e quajtur Ormëne mbi aksin rrugor Gjirokatër – Tepelenë kanë konstatuar tre të rinjtë dhe u vunë në ndjekje të tyre. Ata mundën të arrestonin një prej tyre, ndërsa dy të tjerët hodhën çantat dhe u larguan duke përfituar edhe nga errësira.

ARKATANA

Në pranga ka rënë Ervis Murati , i datëlindjes 1981, lindur dhe banues në Shijak, i dënuar më parë me 4 vite burg në shtetin grek për veprën penale të “Trafikut të lëndëve narkotike”. Dy shtetasit e tjerë janë identifikuar nga policia dhe janë shpallur në kërkim.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim policor e dy shtetasve të tjerë pjesëtarë të këtij trafikut të lëndës narkotike, konkretisht e pronarit të lëndës narkotike nga fshati Lazarat konkretisht shtetasi K.S 31 vjeç dhe shtetasit nga Durrësi B.A, 45 vjeç, që ka blerë lëndën narkotike në fshatin Lazarat dhe do ta transportonte me automjetin e tij .

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.