Uji Dea

Kaosi i Dubravës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ka plasur dhuna mes dy grupeve në burgun e Dubravës. Grupi që nuk është në grevë, të shtunën rrahu grupin që tash e sa ditë i është futur grevës. “Burrat e Drenicës” po i detyrojnë ata që ta ndërpresin menjëherë grevën.

Të burgosurit thonë se mbi ta edhe po ushtrohet dhunë e presion. Grevistëve iu janë bashkangjitur edhe familjarët duke protestuar para portave të burgut.
Haki Maxharraj nuk ia ka lënë këmbën e hajrit stafit të ri të administratës në burgun e Dubravës.

Sapo nisën punën e re, ata po ballafaqohen me probleme të shumta. Në fillim u përballën me grevën e të burgosurve, e cila po vazhdon akoma. Kurse tash iu doli edhe një punë tjetër. Grevistëve brenda iu janë bashkangjitur edhe afër 200 familjarët e tyre jashtë burgut. Edhe ata janë duke protestuar jashtë dyerve, duke i përkrahur kështu familjarët që po vuajnë dënimin.

Mobi Casa

Por kulmi për stafin e ri të administratës ishte e shtuna. Situata grevistëve duket u doli atyre komplet nga kontrolli. Dyshohet se të burgosurit që i janë futur grevës kanë filluar e po rrehen mes vete. Më saktësisht, ata po keqtrajtohen nga të burgosurit e tjerë, të cilët nuk i janë bashkangjitur grevës. Të paktën kështu i ka thënë gazetës Express një i burgosur nëpërmjet telefonit.

Në kushte anonimiteti. ai ka vendosur që të ankohet në të gjitha mediumet e t’i rrëfejë të gjitha maltretimet që po i bëhen atij dhe krejt grupit që janë futur në grevë. Ai thotë se mes dy grupeve, atyre që janë në grevë dhe atyre që nuk i janë bashkangjitur asaj, kanë nisur konfliktet. “Kemi fillu me pasë presion prej grupit ‘Burrat e Drenicës’, të udhëhequr nga vëllezërit K. dhe R. “Po na detyrojnë me e ndërpre grevën”, ka rrëfyer ky i burgosur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.