KKGJILAN

Kaos i shkaktuar nga faktori njeri, reagojnë banorët e fshatit Livoq i Poshtëm

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Bëjmë apel në institucionet qendrore dhe ato komunale e lokale brenda kompetencave, që të ndërmarrin masa, deri sa nuk janë bllokuar rrugët nga qytetarët e lokaliteteve të goditura nga ky kaos ka shkruar Nehat Ramadani banor nga fshati Livoq i Poshtëm.

Reagimi i plotë i Nehat Ramadanit

Eco Higjiena

Këtu garant është ndonjë pare e madhe, noj tender gjigant, se të shkatërrohet e shkërmoqet asfalti nga rruga regjionale Livoç i Poshtëm-Kllokot e asfaltuar qysh në vitin 1967 në këtë mënyrë, pa kanalizim (kanalizimi sipërfaqësor kalon përgjatë anës së majtë të rrugës dhe del mbi sipërfaqe të rrugës) pa planifikim të ujërave atmosferik, pa trotuare për hirë të fëmijëve shkollor, pa ndriçim, nuk do koment pos shpëlarje parash në stilin “prite ujin deri sa të ikin mjeshtrit”…!
Bëjmë apel në institucionet qendrore dhe ato komunale e lokale brenda kompetencave, që të ndërmarrin masa, deri sa nuk janë bllokuar rrugët nga qytetarët e lokaliteteve të goditura nga ky kaos!