Kanosja, mashtrimi dhe dhuna në familje, veprat më të pranishme në Anamoravë

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit për 48 orë është ndaluar një (1) person si dhe janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Ngacmimi seksual”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave dhe atë për këto vepra
penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Kanosja”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale “Dhuna në Familje”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për vepër penale “Mashtrimi”
Tre (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepër penale “Lëndim i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “ Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Keqpërdorimi i të drejtave nga sigurimi social”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”./rajonipress/