Kanë filluar punimet në renovimin e Kalasë së Novobërdës, punëkryes firma nga Beogradi

Gjilan – Duhet që të shfrytëzojmë në mënyrë sa më të mirë potencialet e tona për t`ju siguruar qytetarëve tanë një ardhmëri më të sigurt ka thënë Svetisllav Ivanoviq, ndërkaq punimet është duke i kryer firma “Koto” nga Beogradi.

Svetisllav Ivanoviq me bashkëpunëtorë ka vizituar punimet dhe i ka dëshiruar shumë suksese në punë kryesve të punimeve të cilët janë të autorizuar nga ana e Ministrisë për realizimin e projektit “Renovimi i Kalasë së Novobërdës”.

Punët i kryen Firma “KOTO” nga Beogradi e cila e ka filluar rikonstruimin para disa viteve ka thënë kreu i Artanës.

“Duhet të gjithë së bashku të japim kontributin rreth rikonstruimit të Kalasë sepse punët duhet të kryhen në afatin kohor dhe me kualitet të lartë. Kalaja e Novobërdës është shumë e rëndësishme për zhvillimin e turizmit në komunën e Novobërdës si dhe të zhvillimit në përgjithësi të komunës sonë. Edhe njëherë dua të i falënderoj donatorët të cilët kanë financuar rekonstruimin e Kalasë së Novobërdës dhe konsideroj që pas kryerjes së punëve komuna e Novobërdës do të jetë edhe më e njohur si destinacion turistik në regjion, por edhe më gjerë. Duhet që të shfrytëzojmë në mënyrë sa më të mirë potencialet e tona për t`ju siguruar qytetarëve tanë një ardhmëri më të sigurt” ka thënë Ivanoviq.

Ivanoviq ka shtuar se është me rëndësi që të investojmë më shumë para në infrastrukturë dhe në turizëm, e gjithë kjo me qëllim që njerëzit të dinë se ky vend është që të ndërtohet e ardhmja për vetën e saj dhe fëmijët e tyre ka theksuar pos tjerash Ivanoviq./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS