GRANDEMALL

Kandiq: Serbia t’i japë të dhënat për djegien e trupave të shqiptarëve!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Aktivistja për të drejtat e njeriut nga Serbia, Natasha Kandiq, ka thënë se transportimi i trupave të shqiptarëve të vrarë nga Kosova për në Serbi, vazhdon të jetë çështje sekrete, për shkak se kështu kanë vendosur ata që i kanë marrë vendimet për këtë operacion.

Në një intervistë për gazetën “Tribuna”, ajo ka folur edhe për të thënat e dëshmitarit Ivan Pajiq, të publikuar në gazetën “Tribuna”. Ajo ka thënë se ka dëgjuar për djegien e trupave në shkritoren e Borit, madje për këtë, sipas saj, janë vrarë edhe përfaqësues politikë.

“Kam dëgjuar se ka pasur djegie të trupave në Bor. Është folur se një anëtar i Partisë Socialiste Serbe është vrarë për këtë çështje. Kur këtë e kam thënë para shtatë vjetësh publikisht, kanë pasuar reagimet e Partisë Socialiste të cilët e kanë mohuar një gjë të tillë. Në atë kohë prokurori i krimeve të luftës nuk ka reaguar”, ka thënë Kandiq.

FITORJA

Drejtoresha e Fondit për të Drejtat Humanitare ka shfaqur shpresën se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve pas dialogut në Bruksel, do të mund t’i japë epilog çështjes së personave të pagjetur. Kandiq u ka bërë thirrje autoriteteve në Beograd që të mos e zvarrisin këtë proces dhe t’i nxjerrin të dhënat.

“Dua të besoj se Qeveria e re do t’i paraqesë të dhënat për djegien e trupave të shqiptarëve të Kosovës, dhe me këtë t’u ndihmojë familjeve që të pajtohen me një të vërtetë të rëndë. Këtu bëhet fjalë për çështje të civilizimit”, ka vlerësuar Kandiq.(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.