Hidromorava

Kandidatit Hajriz Halimi i japin mbështetje të madhe miqtë dhe familjarët

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Kandidati për këshilltar komunal i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hajriz Halimi, ka marrë mbështetje të madhe nga ana e miqve dhe familjarëve të tij.

“Kjo mbështetje është në të njëjtën kohë edhe përgjegjësi para jush. Ju falënderoj për këtë. Ju siguroj se do të mbrojë në mënyrë brilante interesat e gjilanasve në asamblenë komunale. Ju ftoj të dilni masovikisht më 3 nëntor të votoni LDK-në dhe Lutfi Hazirin, që t’i japim fund kësaj keqqeverisje”, ka thënë Halimi.

UBT

I pranishëm në këtë tubim ishte edhe kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Hajrizi meriton ta mbështesni sepse e meriton. As ky, e asnjë prej 38 kandidatëve nuk kanë pasur kurrë probleme me ligjin. Lista jonë është e pastër, është shembull për të gjithë”, ka thënë me këtë rast kryetari i ardhshëm i Gjilanit, Lutfi Haziri thuhet në njoftimin e degës së LDK-së./rajonipress/