Kandidati shqiptar për kryetar të Kllokotit, Arbër Emini, po bëhet shënjestër e sulmeve të koordinuara nga strukturat e Beogradit
Gjilan – Unë, si kandidat shqiptar për kryetar të Komunës së Kllokotit, jam vënë në shënjestër të një fushate të orkestruar nga Qeveria Serbe. Pas sulmeve të kandidatëve të SNS-it të Aleksandër Vučićit, të Listës Serbe dhe të individëve të lidhur me BIA-n serbe, është e qartë se qëllimi i tyre është vetëm një: ta dëmtojnë kandidatin shqiptar dhe ta ndalin zërin e qytetarëve shqiptarë në Kllokot ka shkruar në reagimin e tij Arbër Emini kandidat për kryetar të Kllokotit.
Postimi i plotë:
Por unë dua të jem i qartë: Këto sulme nuk më frikësojnë, përkundrazi më japin forcë.
As SNS, as Lista Serbe dhe as propaganda e Beogradit nuk do të ndalin vullnetin e shqiptarëve.
Më 12 Tetor, shqiptarët do të tregojnë se nuk blihen, nuk shiten dhe nuk frikësohen dhe do të dëshmohet se pakica nuk mundet ta udhëheqë shumicën.
Bashkë do të fitojmë, bashkë do të ndërtojmë një Kllokot të zhvilluar dhe me dinjitet për të gjithë qytetarët tanë.
Arbër Emini
Kandidat për Kryetar të Komunës së Kllokotit


