FITORJA

Kandidati nga PDK-ja për guvernator të BQK-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Bedri Hamza, i dyti në listë për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), edhe më tej s’po heq dorë nga aktivitetet partiake të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Hamza para pak ditësh ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Financave, për të konkurruar në konkursin për guvernator, por edhe pse e ka bërë një gjë të tillë, ai ditëve të fundit ishte bukur aktiv në kongresin e PDK-së, shkruan gazeta Zëri.

Hamza ishte i ulur në rendin e parë, dhe gjithashtu ka qenë pjesë e votimit për kryetarin e ri të kësaj partie.

ARKATANA

Njohës të rrethanave ekonomike në vend, thonë se politizimi i BQK-së është në dëm të Kosovës. Ibrahim Rexhepi nga organizata joqeveritare “STRAS” thotë se Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Financave, por, sipas tij, ai nuk ka dhënë dorëheqje nga Partia Demokratike e Kosovës.

Rexhepi thotë se Hamza edhe më tutje po vazhdon të jetë shumë aktiv në aktivitetet e Partisë Demokratike të Kosovës. “Komisioni intervistues duhet të ketë parasysh një fakt se Hamza është njeri politik dhe si i tillë ai nuk mund të emërohet në krye në bankës Qendrore të Kosovës”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.