Uji Dea

Kandidatet për deputete zotohen se do të përfaqësojnë denjësisht gjilanasit

/ 7 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në debatin e organizuar nga Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” dhe i përkrahur nga Fondacioni “Friedrih Ebert Stiftung” me seli në Prishtinë janë përballur kandidatet për deputete, të cilat kanë shpalosur hollësi nga programet dhe u janë përgjigjur pyetjeve të publikut.

Valentina Bunjaku – Rexhepi (LDK), ka thënë se është e rëndë për një femër që të merret me politikë dhe ajo është lutur që të fitojnë të gjitha kandidatet femra nga komuna e Gjilanit.

Edhe Lirije Kajtazi (LDK), ka theksuar se edhe në përbërjen e kaluar të Kuvendit kishin bërë shumë për femrën kosovare. Ajo ka theksuar se shteti i Kosovës po sfidohet, andaj duhet pjekuri politike për t’a sfiduar situatën.

Kajtazi ka thënë se programi i LDK-së e forcon rolin e gruas, ku ndër të tjera parashihet edhe vetëpunësimi i grave. Lirije Kajtazi kurajo dhe motiv yni është korrektësia dhe jemi ballëhapur para qytetareve, duhet pjekuria politike. Programi i LDK-së për gratë është forcimi në vendimmarrje i gruas në jetën politike. LDK respekton rendin dhe

Valdete Bajrami (Nisma), ka theksuar se Anamorava ka pasur shumë deputetë në përbërjen e kaluar, por shumë pak është dëgjuar zëri i tyre. Sipas saj, zëri i gruas do të dëgjohet shumë më tepër se ai i burrave, ngase gratë mund t’ia dalin më shumë se meshkujt.

Leonora Bunjaku Morina (PDK), ka thënë se kanë patur sfida të vështira, kurse deputetet femra mund të bëjnë shumë për qytetarin, për një jetë më të mirë të tyre.

Ajo tha se me “Fillimin e ri” rol të veçantë do t’i jepet gruas dhe se në momentin që do të marrin pushtetin do të kërkojnë barazi gjinore.

Besa Baftiu (VV), ka thënë se kandidatët burra për kryeministër nuk po kanë guxim që të ballafaqohen, kurse deputetet gra, gjithmonë kanë qenë bashkë kur u desh mbrojtja e gruas. “Vetëm të jesh grua është sfidë”, ka thënë Baftiu, që ka shtuar se sa ka qenë deputete është përpjekur që t’a mbrojë sovranitetin e Kosovës.

Ajo tha se në VV ka hapësirë të mjaftueshme për gra dhe se aty ku preken gratë do të jenë zëri i tyre.

Selvete Shurdhani (Lëvizja për Drejtësi), ka thënë se të qenit deputete më shumë se privilegj është përgjegjësi, por se të gjitha gratë do t’ia dalin, kurse gratë do të zotohen se do të jenë zë i përbashkët për të mirën e vendit dhe të qytetit.

Gratë kandidate për deputete janë përballë me pyetje nga më të ndryshmet.

UBT

Kështu Besa Baftiu, ka theksuar se e njohin dhe e mbrojnë sovranitetin e Kosovës dhe se është krenare që kishte hedhur gazin lotsjellës për të ndalë dy marrëveshjet e dëmshme.

Valentina Bunjaku, tha se do t’a nënshkruajnë marrëveshjen për demarkacionin dhe asociacionin, por sipas ligjeve të Kosovës e Lirija Kajtazi, u zotua se do të përkujdesen për qytetarët e Kosovës Lindore dhe se do t’i kryejnë obligimet që i ka shteti i Kosovës.

Lirije Kajtazi tha se LDK ka program të përsosur për personat me aftësi, derisa do të luftojmë ngacmimet seksuale. Kemi fuqizuar ligjet që janë në mbrojtje të gruas, e të kompensohen lehonat.

Valdete Bajrami, tha se asnjë qeveri e deritashme nuk ka bërë sa duhet për Kosovën Lindore, kurse sa i përket demarkacionit, tha se janë për demarkacion, por jo në formën çfarë u është ofruar në kuvend.

Ajo tha se Kosova ka edhe probleme të tjera të mëdha. Leonora Bunjaku, tha se Kosova Lindore do të ketë trajtimin e duhur dhe se si deputete do të bëjë më të mirën e mundshme që Kosova të frymojë lirshëm dhe të integrohet.

Bunjaku tha se Lugina ka treguar vullnet ta zgjedhë një femër. “Lugina do të jetë prioritet i koalicionit. Demarkacioni do të kalojë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë” tha Bunjaku.

Bunjaku tha se kanë munguar implementimet e shumë ligjeve e sidomos dhuna në familje. “Gratë e dhunuara do të jenë prioritet sepse kjo sferë është e harruar e ne duhet të ndihmojmë në rehabilitimin e tyre. Me gruan në ndërmarrje do të krijohet mirëqenie më e mirë derisa jam për fuqizimin e gruas duke mos e harruar asnjëherë rininë”.

Besa Baftiu, ka thënë se VV ka bërë shumë për Kosovën Lindore, por se VV nuk e kishte fuqinë e vendimmarrjes e VV dëshiron që të integrohet në Evropë, por pa humbur tokë e Selvete Shurdhani, tha se do të përkrahen kërkesa e banorëve të Kosovës Lindore.

Duke u përgjigjur në interesimet e publikut, Valentina Bunjaku Rexhepi tha se kam punuar shumë për Gjilanin bile pa dallime partiake. “I kam përkrahur gratë në shumë fusha dhe isha shërbyese e tyre. E synojë Parlamentin sepse kemi shumë punë për Kosovën. Kam me dalën edhe më e votuar” tha Bunjaku./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.