Eko Higjiena

Kandidatët i frikohen garës në Komuna, nuk heqin dorë nga postet qendrore

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Mimoza Kusari duket se do të jetë e vetmja kandidate që garon në zgjedhjet e 3 Nëntorit që do t’i braktis postet që mbanë aktualisht në Prishtinë për t’iu përkushtuar tërësisht garës për kreun e Gjakovës.Kolegë të saj, ministra e deputetë, do t’i ruajnë postet në qendër derisa do të garojnë në komuna; një veprim taktik i tyre që mos t’i humbin privilegjet e tanishme në rast se humbin më 3 nëntor.

Kështu do të veprojë Agim Çeku, Ministër i FSK’së, deputetët e LDK’së, Eqrem Kryeziu e Lutfi Haziri apo ai i AAK’së Bali Muharremaj.

Të kontaktuar nga Gazeta Express ata thonë se këtë ua mundëson Ligji.

“Unë do të vazhdoj t’i mbaj të dyja pozitat”, tha për Express Bali Muharremaj që garon për Kryetar të Suharekës nën siglën e AAK’së.

“Nuk mund të jap dorëheqje pasi mua më ka zgjedhur populli”.

Gjatë fushatës zgjedhore, që nis këtë të enjte, Muharremi thotë se ta shfrytëzojë gjithashtu edhe pjesën tjetër të ligjit ku thuhet se deputeti ka të drejtën e plotë që 6 muaj të mos paraqitet në asnjë seancë plenare.

Derisa deputeti tjetër Lutfi Haziri, njëkohësish kandidat për kryetar të Gjilanit, nga LDK, thotë se për çdo gjë do të kujdes në bazë të afateve ligjore.

“Unë nuk mund të jap dorëheqje, pasi nuk mund t’i dëshpëroj qytetarët që më kanë zgjedh”, thotë Haziri për Express.

Por a do të “dëshpërohen” qytetarët që e zgjodhën atë deputet nëse ai, rastësisht, fiton garon për kreun e komunës?

Uji Dea

“Unë do të jap dorëheqjen time varësisht prej vullnetit të qytetarëve. Do të jap dorëheqje nëse ata ma konfirmojnë fitoren time në Gjilan”, shprehet Haziri.

E mos-dorëheqja e zyrtarëve politikë që në të njëjtën kohë synojnë postin e kryetarëve të komunave, për analistin politik Ardian Arifaj, varet komplet nga etika që ata kanë.

Pavarësisht që, sipas Arifajt, mbajtja e dy posteve në të njëjtën kohë iu lejohet edhe me ligj, secili prej deputetëve apo edhe ministrave që po synojnë postin e kryetarit të ndonjë komune të Kosovës, duhet t’i kalkulojë mirë punët e veta.

“Atyre iu mbetet vet të gjykojnë se sa do të mund të jenë të suksesshëm në fushatë nëse i mbajnë nga dy puna”, ka sqaruar Arifaj për Express.

Përveç kësaj, sipas tij, secili prej këtyre individëve duhet të ketë kujdes dhe t’i bart pasojat që mbajtja e dy posteve mund t’u sjell në të ardhmen.

“Ndaj tyre mund të hakmerret edhe votuesi, jo në këto zgjedhje por në zgjedhjet e ardhshme kur vije radha prapë për votën që e kërkojnë si deputet”, tha ai.

Agim Çeku, ndërkaq, kandidat i PDK’së për Kryetar të Prishtinës dhe aktualisht Ministër i FSK’së, ka thënë se prania e tij në Ministri është e domosdoshme dhe se është shprehur i bindur që do të mund t’i menaxhojë të dyja punët – edhe fushatën edhe ministrinë.

E vetmja që ka premtuar se do të japi dorëheqje sapo të nis fushata është Mimoza Kusari-Lila. Ajo ka konfirmuar se do të jap dorëheqje nga dy postet që mban në Qeveri: atë zëvendëskryeministres dhe atë të Ministria e Tregtisë. Kjo gjë, sipas saj, do të ndodhë në momentin kur do të fillojë zyrtarisht fushata zgjedhore./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.