Mobi Casa

Kandidatët e VV takojnë qytetarët e lagjes “Arbëria”

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në vazhdën e takimeve me qytetarë, kandidatët e Lëvizjes VV për Kuvendin e Kosovës nga Gjilani, kanë bashkëbiseduar me përfaqësues të shtresave e grupeve të ndryshme të qytetarëve nga lagjja Arbëria.

Në këtë takim prezent ishte Ismajl Kurteshi, Besa Baftiu si dhe Përparim Muji të cilët shpalosën vazhduan me shpalosjen e Alternativës Qeverisëse të Lëvizjes VV!.

Ismajl Kurteshi, tha se programi jonë përveç se paraqet dokumentin e vetëm të këtillë në vend, ne me fitoren në Prishtinë edhe kemi treguar se jemi po ashtu të vetmit ata që edhe i përmbahemi asaj se çfarë kemi thënë dhe premtuar.

Lufta ndaj korrupsionit dhe nepotizmit e në anën tjetër duke respektuar vendin e punës dhe duke ia kthyer qytetarëve komunën është treguesi dhe shembulli se si do të jetë Kosova pas 8 qershorit, ku me besimin tuaj ne do të qeverisim vendin ashtu siç duhet dhe meritoni.

Ndërsa Besa Baftiu, tha se arsyet se pse duhet përkrahur Lëvizjen tuaj dhe tonë, janë të shumta. Duke filluar nga varfëria e skajshme dhe papunësia në numër shumë të lartë janë vetëm disa nga indikatorët influentues për orientimin tuaj në zgjedhjet e 8 qershorit.
Ndryshime këto që mund t`i sjell vetëm Lëvizja VV! me Alternativën Qeverisëse.

FIDANISHTJA

Besa Baftiu, si punëtore e shëndetësisë, tha se qeverisjet e deritashme shëndetësinë si një ndër faktorët më të rëndësishëm të shoqërisë e kanë sjellur në gjendje të mjerueshme. Këto do të ndryshojnë vetëm me Lëvizjen VV! dhe me asnjë subjekt tjetër.

Kurse Përparim Muji tregoj për arsyet se pse ai i është bashkuar VV. Sipas Mujit, Lëvizja VV është i vetmi subjekt i cili korrupsionin si dukuri të përhapur në skenën politike, vetëm e lufton po nuk e pranon.

E si arsye gjithashtu shumë të rëndësishme ai e sheh ekzistimin e Alternativës Qeverisëse, pra programit me të cilin gjendja në vendin tonë do të mund të ndryshojë.

Përparimi tha se unë jam pjesë e një liste të denjë, një liste ku nuk ka krim e të dënuar.
Përfaqësuesit e lagjes Arbëria, ishin të interesuar të mësojnë më tepër rreth Alternativës Qeverisëse të Lëvizjes VV dhe mënyrat se si ajo e sheh ndryshimin e gjendjes në Kosovë.

E ata që e elaboruan programin qeverisës ishin kandidatët për deputetë, duke bërë kështu që qytetarët të binden për atë se ndryshimet vetëm tash, e me Lëvizjen VV janë të mundshme thuhet në njoftimin e VV./rajonipress/