Fundamenti

Kanceri i prostatës ndikohet nga produktet e qumёshtit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Disa studime tё reja e kanё lidhur përdorimin e produkteve tё qumështit me rritjen e rrezikut nga kanceri i prostatës.

Shkencёtarёt kanё përcjellё konsumimin e kalcium nga qumështi dhe produktet e qumështit si dhe gjendjen shëndetësore tek 21 mijё meshkuj pёr gjatё 11 viteve.

Rezultatet kanё treguar se meshkujt tё cilёt nё ditё mesatarisht kanё konsumuar mё shumё se dy herё e gjysmё produkte tё qumështit, kishin 34% rrezik mё tё lartё tё preken nga karcinoma e prostatës.

Po ashtu, rreziku rritej proporcionalisht me sasinë e konsumuar tё kalciumit.

Pёr momentin mbetet i paqartë mekanizmi i veprimit, por autorët e studimit mendojnë se sasia e lartë e kalciumit tё konsumuar, ul prodhimin e vitaminës D, e cila mbron nga kanceri, transmeton Telegrafi.

Mobi Casa

Cilat janë shenjat klinike të kancerit të prostatës?

Në stadet e hershme, kanceri i prostatës nuk jep shenja klinike. Në stadet më të avancuara, shfaqen shenja klinike, si urinim i shpeshtë, sidomos natën; urinim i dobët, jo me forcë; ndërprerje e menjëhershme e urinimit, si dhe rifillim i urinimit mbas disa sekondave; dhembje dhe djegie gjatë urinimit; urinim me gjak, shoqëruar shpesh me copëza të vogla gjaku të mpiksur; prezencë e gjakut në spermë; dhembje të lokalizuara në një ose disa kocka, sidomos në kockat e legenit dhe në vertebrat, dhembje që vazhdojnë pa ndërprerje të paktën deri në dy javë, shenjë e kancerit të avancuar që tregon se ka prekur kockat.

Shenjat klinike të kancerit të prostatës nuk duhet të keqinterpretohen nga personat që kanë shenja të tilla e përpiqen të realizojnë një vetëdiagnostikim, pasi këto shenja takohen edhe në sëmundje të tjera të prostatës me origjinë jo kanceroze.

Pse personat e grupmoshave mbi 45 vjeç duhet të vizitohen tek mjeku edhe kur nuk kanë shenja të prekjes nga kanceri i prostatës?

Personat e kësaj grupmoshe duhet të ekzaminohen sepse në këtë grupmoshë risku për t’u prekur nga kanceri i prostatës është i madh dhe sot mjekësia mundëson diagnostikimin e kancerit të prostatës në stadet e hershme të tij kur nuk janë shfaqur akoma shenja klinike. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.