Mobi Casa

Kancelari austriak: Dialogu Kosovë-Serbi në interes të gjithë rajonit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kancelari austriak Sebastian Kurz tha se gjatë udhëheqjes me Presidencën e BE-së, Austria dëshiron të japë kontributin në zgjidhjen e kontesteve në Ballkanin Perëndimor.

“Në këtë rajon ende ekzistojnë disa tema të konflikteve ndërmjet vendeve të ndryshme, gjë e cila është e kuptueshme, pasi që para disa dekadave athje kishte luftë”, tha ai për agjencinë e lajmeve austriake APA me rastin e pjesëmarrjes në Samitin për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit në Londër.

Kurz theksoi se është me rëndësi që këto tema të hapura të zgjidhen përfundimisht dhe se Austria do të përpiqet të japë kontributin e saj.

ARKATANA

Në bisedat e tij, ai tha se angazhohet që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë.

“Këtu është e domosdoshme që të kemi përfundimisht zgjidhje pozitive të kësaj çështjeje. Kjo nuk është vetëm në interesin e të dyja shteteve, por edhe për të gjitha ata në interesin e të cilëve është i gjithë rajoni”, porosit Kurz.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.