UBT

Kampioni i Spanjës këmbëngul në Shaqirin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Skuadra kampione e Spanjës ka përsëritur interesimin e saj për të angazhuar mesfushorin shqiptar të Bayern Munichut gjatë janarit. Gjatë verës Atletico Madrid dhe trajneri i saj argjentinas, Diego Simeone nuk kanë pasur sukses në angazhimin e Xherdan Shaqirit nga radhët e Bayern Munichut.

Interesimi nga skuadra kampione e Spanjës në futboll është rikthyer pas deklarimeve të fundit se futbollisti nga Kosova mund të largohet nga radhët e kampionit të Gjermanië në afatin kalimtar të janarit.

KKGJILAN

Për interesimin e Simeones kanë raportuar mediat spanjolle si Fichajes.net apo mediodesportivos.net. Interesim për Shaqirin kanë shprehur edhe skuadra tjera të njohura, mbetet të shihet se si do të përfundojë çështja e tij në merkaton e janarit.