Mobi Casa

Kampionët e FC Drita U-17 vatër e talentëve të futbollit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Skuadra e FC Drita ka një ardhmëri të ndritur, pasiqë grupmoshat e saja në kategoritë e tyre po tregojnë kualitete të larta. Grupmoshat e FC Drita U-17, në garat Regjionale janë shpallur kampion, ku nga 18 ndeshje të zhvilluara kanë shënuar po aq fitore, duke shënuar 74 gola ndërsa kanë pranuar vetëm 4.

E veçanta e këtyre rezultateve spektakolare, do të ishte edhe më e madhe pasiqë FC Drita U-17, 6 ndeshje i ka përfunduar me rezultat zyrtar në mungesë të kundërshtarëve në forma të ndryshme.

Në mesin e këtij klubi si golashënues më i miri është shpallur futbollisti Meris Maliqi me 17 gola të shënuar, i cili ishte i pa kompromis për portat kundërshtare.

Meritë të veçantë për të gjitha këto rezultate ka trajneri Ardian Latifi, i cili me punën e tij profesionale po dëshmon se kemi të bëjmë më një trajner me prespektivë. “Jam i kënaqur me këtë rezultat të futbollistëve të cilët kanë dëshmuar lojëra cilësore, duke paralajmëruar se në garat e play-off nacional, të cilat do të mbahen në fund të javës do t’ja dalim së bashku, për tu ngjitur në Superligë i cili është i vetmi synimi jonë ”, ka bërë të ditur trajneri Latifi .

Për trajnerin Latifi është ky titulli i tretë me radhë si trajner, dy herë ishte kampion me U-15, ndërsa në këtë vit me U-17, trajneri Latifi kudo që u paraqit me djelmoshat e tij ka lënë gjurmë, si në Shqipëri ku ishte shpallur nënkampion në turneun më të madhë shqiptarë, duke mposhtur Triump Academy e Andi Lilës, si dhe skuadrën e famshme shqiptare FC Dinamon e Tiranës.

Fundamenti

“Ne në skuadër kemi futbollist mjaft cilësor, 6 futbollist i kam të cilët luajnë në U-19 në Superligë, edhe pse janë dy vite më të ri për nga mosha. Poashtu, kemi edhe oferta për shumë futbollistë nga jashtë që këta të jenë pjesë e tyre, janë 5-6 futbollist, por kësaj radhe nuk do ta bëjë publike me emra. Qëllimi ynë është që të rikthehemi në Superligën e Kosovës me këto grupmosha duke shpresuar se do t’ja dalim pasiqë mendoj se e meritojmë me kualitetin të cilin e posedojmë”, shprehet trajneri Latifi.

Ardian Latifi ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribu për këto rezultate të jashtëzakonshme. “Së pari do ta falënderoja familjen e cila më jep përkrahje të vazhdueshme, një falënderim i veçantë shkon për të gjithë prindërit e futbollistëve të cilët kanë besim në punën tone, kolegëve të mi, koordinatorit të shkollës së futbollit – i gjithë ky sukses nuk do të ishte pa përkrahjen e kryesisë e cila na mbështet vazhdimisht”.

Play-offi Nacional do të zhvillohet javën tjetër në Kampin Nacional Hajvali. Ndeshjet do të jenë me sistemin vetëm një ndeshje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.