Kamerat kapin politikanin duke bërë seks në pyll
Politikani që u kap “mat” duke bërë seks në një mal në Austri pritet të marrë një dëmshpërblim prej 20 mijë eurosh nëse gjykata vendos se atij i është dhunuar privatësia.
Kamerat që ndjejnë lëvizjet ishin vendosur në pyll, në një zonë që nuk frekuentohet nga njerëzit.
Por, ekspertët ligjorë thonë se kamerat bien në kundërshtim me ligjet e Austrisë për përdorimin e kamerave monitoruese.
Organizata mjedisore që e ka vendosur kamerën thotë se ata nuk kanë pasur nevojë për regjistrim.
Kamerat ishin aty për të monitoruar sjelljen e kafshëve sa i përket mënyrës së ushqimit.