Eko Higjiena

Kamerat e sigurisë zbulojnë shkelësit në trafik në Gjilan, gjobiten dy vozitës të BMW-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Dy vozitës të automjeteve BMW X5, njëri me ngjyrë të kuqe dhe tjetri me ngjyrë të zezë, janë identifikuar dhe gjobitur nga policia pasi kanë kryer kundërvajtje të rënda në trafik, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas njoftimit të Policia e Kosovës, njëri nga vozitësit ka lëvizur në shiritin e kundërt të qarkullimit dhe nuk është ndalur në dritën e kuqe të semaforit, ndërsa vozitësi tjetër ka kryer tejkalim në vijë të plotë pranë vendkalimit për këmbësorë afër rrethrrotullimit.

Policia ka bërë të ditur se kundërvajtjet janë identifikuar dhe dokumentuar përmes kamerave të sigurisë të vendosura në qytet.

ARKATANA

Pas evidentimit të rasteve, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Gjilan ka ndërmarrë veprimet operative për identifikimin e vozitësve, ndaj të cilëve janë shqiptuar gjoba në përputhje me Ligjin Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të shmangin veprimet që rrezikojnë jetën e qytetarëve.

“Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve”, thuhet në apelin e policisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.