Kamenicë: Inaugurohen shtatë shtëpi të komunitetit rom

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, ka thënë se sot po e filloj punën me një gjest human. Falënderoj gjithë donatorët që në mënyra të ndryshme kanë kontribuar në ndërtimin e këtyre shtëpive për familjet e komunitetit rom. Unë ju deklaroj këtu që do ta keni mbështetjen e kryetarit të komunës jo vetëm qytetarët e komunitetit rom, por të gjithë qytetarët e komunës së Kamenicës, pa dallim ka thënë Siniani.

Ai premtoj që në korrik të këtij viti, nga buxheti i komunës do të filloj të realizohet projekti i asfaltimit të kësaj rruge, deri në shtëpinë e fundit. Po ashtu apeloj, tek të gjithë organizatat e huaja ndërkombëtare që të dalin në ndihmë edhe familjeve të tjera me këso lloj projektesh.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jeftiq, thotë se qëllimit ja arritëm që t`i kthejmë 18 familje nga Maqedonia, mirëpo, qëllimi është që t’i kthejmë të gjithë qytetarët nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.“Ne kemi arritur qëllimin tonë, por do bëjmë përpjekje që edhe ato familje që dëshirojnë të kthehen, t’i kthejmë në vendet e tyre vitet e ardhshme. Falënderoj edhe komunën e Kamenicës, që ka siguruar vendin për ndërtimin e shtëpive, për siç tha vetëm me punë të përbashkët mund të arrijmë suksese” ka thënë Jeftiq.

Ndërsa, Dejan Ivkovski, përfaqësues i Ministrisë për Politikë Sociale, shef i departamentit për azil, thotë se të vendosurve në Maqedoni u kemi ofruar ndihmë sa kemi pasur mundësi, qëllimi është që çdo qytetar të kthehet në shtëpinë e vetë. Sikurse këta që i kemi ndihmuar për tu kthyer në vendin e tyre, ne shpresojmë se edhe qytetarët të tjerë të zhvendosur, një ditë do të kërkojnë që të kthehen në shtëpitë e tyre që është normale dhe qëllimi i fundit” tha Ivkovski.

UBT

Melvin Asin nga zyra e BE-së në Kosovë tha se është kënaqësi të jem këtu në kohën kur u bë përfundimi i shtëpive tuaja, për të gjithë ata që ishin të përfshirë në këtë projekt është ditë e veçantë, por në veçanti është për ata të cilët janë kthyer në shtëpitë e tyre.

Kurse, Jo Hegenauer , shef i misionit të UNHCR-it në Kosovë i dëshiroj mirëseardhje familjeve të kthyera, njëherazi tha se ishte kënaqësi të punoj me përfaqësuesit e komunës së Kamenicës, për shkak se ishin njerëz të hapur dhe shumë të mirë dhe kisha nderin të punoj me ta.

Përfaqësuesi i shtëpisë nga komuniteti rom, falënderoj të gjithë donatorët që kanë kontribuar në ndërtimin e shtëpive, ai tha se jemi të lumtur që jemi kthyer në shtëpitë tona. Shtëpitë iu janë të ndërtuara me standarde më të larta, të mobiluara, me ujë dhe kanalizim të siguruar, si dhe nga një motokultivator për të siguruar ekzistencën./rajonipress/