Hidromorava

Kamenica vazhdon me debatet rreth planifikimit buxhetor, qytetarët me kërkesa të shumta

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Është mbajtur dëgjimi publik në Muqiverc – lidhur me planifikimin e buxhetit për vitet 2018-2020. Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Grupin e Grave filluan me mbajtjen e dëgjimeve publike nëpër lokalitete për planifikimin e buxhetit për vitet 2018-2020.

Në dëgjimin publik në fshatin Muqiverc, janë marrë opinionet dhe kërkesat e qytetarëve të këtij lokaliteti.

Mobi Casa

Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Shejnaze Masurica prezantoi para banorëve të këtij fshati buxhetin e planifikuar për vitet 2018-2020 dhe kërkoi nga ta që të paraqesin ato kërkesa që kanë më shumë nevojë banorët e fshatit Muqiverc, duke u premtuar se ato kërkesa me prioritet më të madh do të mirën parasysh.

Disa nga kërkesat e parashtruara nga qytetarët dhe administratori i fshatit ishin: Ndriçimi publik në rrugën kryesore dhe dy lagje tjera, Lidhja në kanalizim të ambulancës, brigadës së zjarrfikësve dhe e stacionit policor, Vendosja e një njehsori dhe reflektorëve tek varrezat e fshatit, Rrethoja tek objekti i zjarrfikësve, Asfaltimi i rrugëve në dy lagje në këtë lokalitet, si dhe nuk munguan falënderimet drejtuar komunës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.