FITORJA

Kamenica shpërndan mekanizma bujqësor për fermerët përfitues

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, kanë bërë shpërndarjen e pajisjeve të mekanizmit bujqësor për fermerët përfitues që i kanë plotësuar kriteret sipas shpalljes publike.

Komisioni komunal pas shqyrtimit të aplikacioneve të aplikantëve ka bërë përzgjedhjen e fermerëve përfitues sipas poentimit.

I pari i komunës duke uruar fermerët përfitues ka thënë se janë të përkushtuar të përkrahin fermerët për të zhvilluar kulturat e tyre bujqësore.

Eco Higjiena

“E kemi thënë shumë herë se do t’i përkrahim fermerët me të gjitha mundësitë që i kemi në mënyrë që ata ta kenë më të lehtë të zhvillojnë veprimtaritë e tyre”, ka thënë Rahimaj.

Edhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Shpend Morina, theksoi se si drejtori janë të përkushtuar në subvencionimin e fermerëve.
“Drejtoria e Bujqësisë sikurse deri më tani, po ashtu edhe për vitet në vijim do të qëndroj afër fermerëve tanë, duke i përkrahur me projekte të ndryshme për të gjithë sektorët e bujqësisë”, u shpreh ai.

Në projektin ,, Furnizim i fermerëve me mekanizëm bujqësor ʺ kanë aplikuar gjithsej 29 fermer dhe prej këtyre, 15 fermer janë përzgjedhur përfitues.

  1. Në sektorin e Lavërtarisë kanë përfituar 5 fermer për Pijatore;
  2. Në sektorin e Hortikulturës kanë përfituar 4 fermer për Freza dheu;
  3. Në sektorin e Perimekulturës/Serra kanë përfituar 4 fermer për Freza dheu, dhe nga 1 Mbjellëse e Patates dhe 1 Nxjerrëse të Patates.
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.