Kamenica shënon fleksibilitet në planifikimin e të hyrave vetanake

Kamenicë – Begzad Sinani duke folur për objektivat e komunës 2015/2017 ka përmendur krijimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve bujqësore në komunën e Kamenicës, përmirësimin e ambientit të Komunës dhe qëndrueshmëria e tij, shëndetësia, sigurimi i shëndetit sa ma të mirë për të gjithë qytetarë e komunës së Kamenicës përmes një sistemi shëndetësor ma efikas brenda resurseve humane materiale të disponueshme, arsimi që parasheh ngritjen e nivelit të mësimdhënësve në të gjitha shkollat e komunës, përmes rikualifikimit të kuadrit sa ma kompetent ne procesin mësimor.
Të enjten është mbajtur debati me qytetarë në Kamenicë për kornizën afatmesme buxhetore Komunale 2015-2017, raporton rajonipress.
Në këtë takim ishte prezent Kryetari i Komunës Begzad Sinani, drejtoresha e Buxhetit dhe financave Shejnaze Masurica dhe zyrtari kryesor financiar Naser Hashani ku u diskutua lidhur me prioritet dhe strategjinë e Komunës për planifikimet e buxhetit, që kanë qenë shumë pjesëmarrës duke filluar nga Zyrtari kryesor financiar dhe në bashkëpunim me drejtorët e drejtorive, përgjegjësit e sektorëve, shoqëria civile, anëtaret e Komitetit për politikë dhe financa dhe kuvendi komunal.
Kryetari Sinani duke folur për objektivat e komunës 2015/2017 ka përmendur krijimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve bujqësore në komunën e Kamenicës, përmirësimin e ambientit të Komunës dhe qëndrueshmëria e tij, shëndetësia, sigurimi i shëndetit sa ma të mirë për të gjithë qytetarë e komunës së Kamenicës përmes një sistemi shëndetësor ma efikas brenda resurseve humane materiale të disponueshme, arsimi që parasheh ngritjen e nivelit të mësimdhënësve në të gjitha shkollat e komunës, përmes rikualifikimit të kuadrit sa ma kompetent ne procesin mësimor.
Në këtë debat të rëndësishëm për komunën janë dhënë edhe konkluzionet përmbyllëse.
Në debat është thënë se Komuna e Kamenicës ka një rritje të buxhetit në krahasim me vitin 2014 për 2.87% në 208.068.00€, pastaj ka një rritje simbolike Grand të përgjithshëm nga viti 2014 për 2.60% ( 77.837.00), ka rritje te Grandi i Shëndetësisë nga viti 2014 prej 6.84% në (54.618.00)€, ka rritje të planifikimit të të hyrave vetanake në 5.56% në (51.933.00€), ka një rritje të Grandit të Arsimit prej 0.93% apo në shumën prej (23.680.00).
Gjithashtu është thënë nga konkluzionet përmbyllëse se ka një fleksibilitet në planifikimin e të hyrave vetanake nëpër kategoritë ekonomike (duke përjashtuar kategorinë ekonomike Paga dhe Mëditje dhe Investime Kapitale, zvogëlimi i kategorisë ekonomike, Investimet kapitale, ka kërkesa për rritje të stafit.
Komuna e Kamenicës gjithashtu ka një buxhet të zvogëluar duke krahasuar me rritjen e pagave prej 25% në një shumë e cila parashihet me qarkoren e dytë prej 1.200.000.00 euro /për investime kapitale.
Në fund kreu i Komunës Begzad Sinani ka ftuar të gjithë qytetarët që nuk kanë pasur mundësi të marrin pjesë në këtë debat për kornizën afatmesme buxhetore Komunale 2015-2017, të japin idetë, propozimet dhe rekomandimet e tyre që janë shumë të rëndësishme për planifikimet në buxhetin e Komunës./rajonipress/