Kamenica shënon ditën ndërkombëtare të librit për fëmijë
Gjilan – Viti 1967 njihet si Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë dhe të Rinj. Me rastin e kësaj dite Nazmije Demolli – Kastrati, koordinatore për të Drejtat e Fëmijëve, njëkohësisht edhe Koordinatore e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut ka vizituar bibliotekën e qytetit “Drita” me qëllimi të njoftimit se sa janë të interesuar fëmijët për leximin e librave në bibliotekat e komunës.
Sipas koordinatores së bibliotekave në nivel të komunës, Bedrije Bajrami, numri i atyre që shprehin për të lexuar libri nga fëmijët nuk është i madh. “Interesimi i fëmijëve dhe rinisë për të lexuar nuk është i madh sepse duhet të kultivohet kultura e të lexuarit me kohë, duke filluar nga familja e shkolla. Gjatë tremujorit të parë të këtij viti në këtë bibliotekë së bashku me degët në Strezovc, Karaqevë e Poshtme, Hogosht dhe Tugjevc janë regjistruar 234 lexues dhe janë dhënë 768 libra” ka thënë Bajrami.
Sipas saj gjatë kësaj periudhe Bibliotekën “Drita” e kanë vizituar shumë nxënës të shkollave fillore të komunës sonë.
Nazmije Demolli-Kastrati, ka thënë se qëllimi i këtij aktiviteti është që të afirmohet libri i cili ka një rëndësi të madhe në edukimin dhe zhvillimin psikologjik për fëmijët, andaj, shënimi i këtyre ngjarjeve është në dobi të fëmijëve, të cilëve dashuria për librin u duhet ngulitur me kohë. Rëndësia e librit në jetën e fëmijëve është e pakontestueshme, si në edukimin e fëmijëve, zhvillimin e imagjinatës etj. /rajonipress/


