Hidromorava

Kamenica shënon ditën ndërkombëtare të drejtave të njeriut

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Komuna e Kamenicës ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut. “Në gjithë botën të drejtat e Njeriut shkelen, por edhe tek ne. Kosova, sa i takon infrastrukturës ligjore nuk qëndron asgjë më keq sesa Gjermania, Finlanda, Danimarka, Suedia e vendet më të zhvilluara. Ndërsa, sa i takon zbatimit, ndoshta nuk do të mund të krahasohet as me një shtet mesatar diku në botë”, ka thënë Nazmije Demolli Kastrati.

10 dhjetori, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut është shënuar edhe në Komunën e Kamenicë, ku është organizuar një takim nga Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut.

Në këtë takim panelist ishin: Shemsedin Mustafa, Zyrtari Ligjor pranë Institucionit të Avokatit të Popullit, Qëndron Kastrati, Kryetari i Komunës së Kamenicës, Nazmije Demolli-Kastrati, Koordinatore e NJKDNJ-së, po ashtu edhe qytetarë të Kamenicës, të cilët kishin mundësi të bënin pyetje.

Hapjen e këtij takimi e bëri Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati e cila tha se në Kamenicë organizohen aktivitete të ndryshme për të shënuar këtë ditë. Demolli-Kastrati theksoi se sikurse në gjithë vendet e botës edhe në Kosovë shkelen të drejtat e Njeriut.

“Në gjithë botën të drejtat e Njeriut shkelen, por edhe tek ne. Kosova, sa i takon infrastrukturës ligjore nuk qëndron asgjë më keq sesa Gjermania, Finlanda, Danimarka, Suedia e vendet më të zhvilluara. Ndërsa, sa i takon zbatimit, ndoshta nuk do të mund të krahasohet as me një shtet mesatar diku në botë”, shtoi ajo.

GRANDEMALL

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, në fjalimin e tij në këtë takim ka thënë se “nëse nuk i dimë të drejtat tona do të jetë e vështirë të dalim nga problemet me të cilat përballemi”.

Ndër të tjera ai tha se në shoqërinë kosovare ka vakum të aplikimit të ligjit dhe zbatimit të të drejtave, por siç shtoi ai nëse duam të krijojmë shtet ligjor dhe shoqëri të drejtë atëherë nuk ka hapësirë të themi “S’e kemi ditë”.

“Vazhdojmë të kemi dallime të mëdha në mirëqenie ekonomike ta zëmë. Dhuna në familje, korrupsioni, keqpërdorimi i pozitës zyrtare, varfëria, papunësia, të gjitha këto ndikojnë që dikujt t’i shkelet e drejta. Andaj, është e rëndësishme që të gjithë të jemi të vëmendshëm, por edhe të trajtojmë tjetrin me dinjitetin që e meriton. Të gjithë kemi rrethanat tona nga të cilat vijmë. Dikush nga ne nuk e ka njërin prind, dikush tjetër është rritur nga një baba i dhunshëm, dikush kemi ndonjë anëtarë me nevoja të veçanta, dikush mezi po e mbyllë muajin, apo thjeshtë ndonjë ditë nuk na shkon siç duam. Andaj, mirëkuptimi për tjetrin, duke mos u lëshuar në paragjykime, është shumë i rëndësishëm”, tha Kastrati.

Ndërsa, Shemsedin Mustafa, Zyrtar Ligjor në IAP theksoi se me Komunën e Kamenicës, përkatësisht NJKDNJ-në, ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm.

Ai diskutoi aspektin ligjor sa i përket të Drejtave të Njeriut si dhe iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve.
Përveç këtij takimi, gjatë kësaj dite janë shpërndarë edhe fletëpalosje me informacione sa i përket të Drejtave të Njeriut dhe Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut të përgatitur nga Koordinatorja e NJKDNJ-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.