RCCOLA

Kamenica shënon ditën e refugjatëve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan -Në organizimin e UNHCR-it edhe në Kamenicë, është shënuar Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e komunës së Ranillugut.

Në këtë shënim të kësaj dite të rëndësishme, komunën e Kamenicës e përfaqësuan nënkryetari i komunës për komunitete Dragisha Saviq, Zhivojin Milkoviq, shefi i zyrës për komunitete Dejan Blagojeviq, Drejtori i drejtorisë së Administratës Enver Ajvazi, Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport Faton Krasniqi, ndërsa komunën e Ranillugut e përfaqësoi Kryetari i Komunës së Ranillugut Gradimir Mikiq me bashkëpunëtorë.

Eco Higjiena

Për nder të kësaj dite u zhvillua një aktivitet sportivë në stadiumin e qytetit, në mes ekipeve nga dy komunat, ku në përbërje të ekipeve kishte edhe të kthyer nga vende të ndryshme.

Për të pranishmit ishin siguruar pije dhe bluza nga UNHCR-i. Pjesëmarrësit e këtij shënimi kanë spikatur për rolin dhe rëndësinë që ka kjo ditë,meqë edhe në Kosovë ka pasur dhe ende ka refugjatë që ndodhen jashtë vendit./rajonipress/