KKGJILAN

Kamenica ridestinon mjetet

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Shaip Surdulli ka thënë në mbledhjen e KPF-së se mjetet e ndara për projektet e pa kontraktuara do të ridestinohen për projekte të tjera.

Në takimin e Komitetit për Politikë dhe Financa janë shqyrtuar disa pika të rëndësishme që lidhen me mjetet buxhetore. Kryesuesi Enver Mavriqi ka thënë se në KPF do të shqyrtohen kërkesat aktuale meqë në seancën e Kuvendit do të ketë për shqyrtim më shumë pika.

Kryetari i Komunës Shaip Surdulli duke folur për ridestinimin e mjeteve për disa projekte ka sqaruar se mjetet e ndara për projektet e pa kontraktuara do të ridestinohen për projekte të tjera.

Hidromorava

Sipas Surdullit mjetet e ndara nga USAID-i për rregullimin e tregut janë tërhequr sidomos pas dhënies në shfrytëzim tw “Viva Freshit”. Por Surdulli ka thënë se ato mjete të parapara për rregullimin e tregut, do të destinohen në ndonjë projekt tjetër.

Sipas zyrtarwve komunal, Logos , ka propozuar disa ndryshime në rregulloren për këshillat lokale. Ndërsa , drejtori i Shërbimeve Publike Hysen Jerliu , ka folur për procesin e pavarësimit të kompanisë “Higjiena”. Në kuvend nga KPF-ja kanë kaluar edhe kërkesat e klubeve sportive të bëra nëpërmjet Drejtorisë së Kulturës dhe Sportit.

Kërkesa e Drejtorisë së Arsimit për lirimin nga pagesa e nxënësve që banojnë në konviktin e nxënësve “Gjon Serreqi ” duke e arsyetuar se shumica e nxënësve janë vajza , nga viset e largëta të komunës dhe janë me gjendje të rëndë sociale./rajonipress/