Fundamenti

Kamenica promovon turizmin lokal

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Zyra e Sektorit të Turizmit në Kamenicë, në kuadër të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë me qëllim të promovimit të turizmit lokal, atraksioneve turistike dhe ushqimit tradicional, ka organizuar ecje në “Shtegun e atletëve” në fshatin Roganë.

Ishte kjo ecja e parë e organizuar që nga themelimi i Zyrës së Turizmit në Kamenicë, në mars të këtij viti. Të pranishëm kishte nga të dyja gjinitë si dhe të rinj e të moshuar.
Pikënisja për të gjithë ishte nga vendi i quajtur “Fungishta” për ta përshkuar shtegun prej 7 kilometrash.
“Pritjet për pjesëmarrje më masive ishin të mëdha, sepse kemi bërë informimin me kohë, si dhe kemi shpërndarë edhe ftesa në drejtori të ndryshme komunale”, thotë zyrtarja për turizëm në Kamenicë, Nexhmije Kallaba.

Sipas saj, duke promovuar turizmin lokal, përkatësisht ecjen në natyrë, përfitojnë vetë njerëzit, duke shpresuar që në ecjet e radhës të bashkëngjiten më shumë qytetarë.

ARKATANA

Zyrtarë komunal, qytetarë e anëtarë të Klubit atletik “Rogana”, kanë ecur në një pjesë të “Shtegut të atletëve”, ku ushtrojnë atletë të këtij klubi që tashmë garojnë në nivele të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare.

Falë një bashkëpunimi me studentë të Shkollës së Lartë të Turizmit në Lucernë të Zvicrës, që nga viti 2018, ky shteg është shenjëzuar me tabela orientuese që nga bujtina Kallaba Guesthouse dhe anasjelltas.

Në promovim të ushqimit tradicional – flisë, të pranishmit realizuan edhe një drekë nën hijet e pishave te vendi i quajtur “Guri i gatë”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.