Eko Higjiena

Kamenica pranon një autoambulancë donacion nga mërgimtarët

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Bashkatdhetarët nga Kamenica që punojnë në Zvicër i kanë dorëzuar komunës së Kamenicës një autoambulancë derisa Begzad Sinani i ka falënderuar ata për këtë kontribut shumë të çmuar.

Një autoambulancë moderne i është dhënë dhuratë komunës së Kamenicës nga ana e bashkatdhetarëve që punojnë e veprojnë në Zvicër.

Kreu i Kamenicës Begzad Sinani derisa ka pranuar çelësat e autoambulancës ka thënë se ky donacion është shumë i çmuar për qytetarë e Kamenicës. “Diaspora e ka ndihmuar gjithherë Kamenicën dhe unë i përgëzojë nga zemra të gjithë ata që kanë dhënë kontribut që ky donacion të sillet në Kamenicë” ka thënë Sinani.

Uji Dea

“Me respektin më të madh dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Komunës së Kamenicës, përzemërsisht falënderoj bashkatdhetarët tanë , Shkëlzen Tahiri e Rexhep Dërmaku për donacionin – dhuratën që pranuam sot për qytetarët tanë –Autoambulancën. Veprimi më i duhur i bashkatdhetarëve tanë që punojnë dhe jetojnë në Zvicër për qytetarët e Komunës së Kamenicës” ka shkruar Sinani.

Sinani ka falënderuar edhe mërgimtarët: Shkëlzen Tahiri, Shefqet Krasniqi, Mentor Laci, Naim Gacaferri, Ramadan Robelli, Rexhep Dërmaku, Arif Fazlia, Nazim Tahiri, Dibran Tahiri, Xhemail Kreshnike Grabovci dhe Andreas Gamper./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.