Kamenica përfiton një grantë prej 83 mijë eurove, synohet të rritet stabiliteti socio – ekonomik

Kamenicë – Sipas Qëndron Kastratit programi nga kjo marrëveshje synon të rrisë stabilitetin socio-ekonomik të rajonit gjatë periudhës 2021-2022, dhe si qëllim kryesor ka krijimin e mekanizmave për fuqizimin e grupeve të margjinalizuara, përfshirë masat e rimëkëmbjes nga #COVID19.
Shumë i lumtur që bashkë me Help-Hilfe zur Selbsthilfe Misioni në Kosovë, në kuadër të projektit “Fuqizimi socio-ekonomik i Ballkanit Perëndimor”, nënshkruam marrëveshje në vlerë prej 83 mijë eurosh ka shkruar Kastrati.
Sipas Qëndron Kastratit programi nga kjo marrëveshje synon të rrisë stabilitetin socio-ekonomik të rajonit gjatë periudhës 2021-2022, dhe si qëllim kryesor ka krijimin e mekanizmave për fuqizimin e grupeve të margjinalizuara, përfshirë masat e rimëkëmbjes nga #COVID19.
“Në projekt Komuna e Kamenicës përfshihet me 20 grante në sektorët bujqësi, zejtari dhe shërbime, ndërsa kontributi i komunës është 30%. Krahas pajisjeve, përfituesve do t’u ofrohen edhe trajnime profesionale dhe mbështetje teknike pasi të kenë pranuar pajisjet. Falënderoj drejtoreshën për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Majlinda Krasniqin, për kontributin dhe angazhimin në këtë program tejet të rëndësishëm, marrë parasysh dëmet që na i ka shkaktuar pandemia. Vazhdojmë me punë t’mira për qytetarët tanë” ka shkruar Qëndron Kastrati./rajonipress/