RCCOLA

Kamenica përfiton nga MAPL një projekt në vlerë të 100 mijë eurove

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani të mërkurën ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e pushtetit lokal për realizimin e projektit “Asfaltimi i rrugëve lokale në Kopernicë”, në vlerë prej 100 mije eurove.

Sinani tha se Komuna e Kamenicës është njëra nder 4 komunat që kanë fituar maksimumin e shumës prej 100 mije eurove dhe është futur si Komunë prioritare, raporton rajonipress.

Sinani falënderoi zyrtarët nga Ministria për realizimin e këtij projekti.”Komuna jonë është njëra ndër komunat më të pazhvilluara dhe ne do të bashkëpunojmë me të gjitha ministritë dhe investitorë të tjerë dhe do të jemi të përgatitur me projekte konkrete që të realizojmë investime në komunën e Kamenicës” tha Sinani.

UBT

Sinani tha për rajonipress se ky projekt ka një domethënie të madhe për qytetin e Kamenicës dhe infrastrukturën e saj rrugore. “Fshatrat e Kamenicës kanë qenë prioritet imi edhe në programin tonë elektoral dhe tani vetëm po i jetësojmë ato në mënyrë që qytetarëve tanë tu bëhet jeta më e lehtë”.

Sinani tha se pret që edhe në muajt në vijim Kamenica të përfitojë donacione tjera të rëndësishme të cilat do e ngjallin shpresën tek secili qytetar kudo që ai ndodhet./rajonipress/