Kamenica përfiton edhe një projekt në infrastrukturën rrugore
Kamenicë – Begzad Sinani të martën së bashku me drejtorin e kompanisë AIR ENERGY z. Tuncer Baltaci ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për financimin e asfaltimit të rrugës Shipashnicë e Poshtme – Bujanoc – Kikë dhe realizimin e projektit për energji me erë në vlerë prej 43.000.000€.
“Po krijojmë kushte dhe infrastrukturë për zhvillimin Ekonomik dhe turizmin malor” ka shkruar Begzad Sinani./rajonipress/


