Kamenica përcakton objektivat kryesore për zhvillim ekonomik afatgjatë
Kamenicë – Fokusi kryesor i kësaj strategjie është të përcaktojë objektivat kryesore për zhvillim ekonomik afatgjatë të Komunës së Kamenicës, si dhe të japë direktivat primare se kah do të orientohen investimet kapitale të Komunës.
Të premtën në praninë e Drejtoreshës së Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës Burbuqe Leka, dhe Kryesuesit të Grupit për hartimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2023-2027, Selami Zylfiu, konsulenti i angazhuar nga GIZ, Artan Avdiu ka prezantuar të dhëna sa i përket strategjisë për punësim për Komunën e Kamenicës. E pranishme në këtë takim ishte edhe ekspertja tjetër e GIZ, Kumrije Kelmendi.
Fokusi kryesor i kësaj strategjie është të përcaktojë objektivat kryesore për zhvillim ekonomik afatgjatë të Komunës së Kamenicës, si dhe të japë direktivat primare se kah do të orientohen investimet kapitale të Komunës.
Në pjesën e dytë të këtij takimi është organizuar edhe puna në grupe e zyrtarëve komunal të cilën paraqitën idetë dhe propozimet e tyre se cilët nga sektorët do të jenë në fokus.
Takimet e këtij grupi do të vazhdojnë, me konsultimin e ideve edhe të zyrtarëve komunal, por edhe ekspertëve të jashtëm.
Hartimi i Strategjisë është duke vazhduar në bazë të Udhëzimit Administrativ, dhe momentalisht është duke u bërë grumbullimi dhe specifikimi i të dhënave./rajonipress/