Eko Higjiena

Kamenica pajiset me 2589 kontejner familjar

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Shpërndarja e kontejnerëve do të bëhet në ditët e ardhshme nga kompania Higjiena në bashkëpunim me drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Ambientit , në qytet si dhe në fshatrat Koretin, Topanicë dhe Petroc.

Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, drejtori i drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Ambientit Hysen Jerliu, menaxheri i KRM” Higjiena” SH.A Isuf Rrudhani, si dhe Laura Bahtiri Këshilltare Rajonale në DEMI, kanë bërë pranim-dorëzimin e 2589 kontejnerëve familjarë 120 litërsh. Ky projekt u realizua falë donacionit të USAID-it – DEMI , dhe komunës së Kamenicës .

Shaip Surdulli, ka falënderuar përfaqësuesit e USAID-it që përmes projektit DEMI është realizuar projekti shumë i dobishëm për jetën e qytetarëve kamenicas. Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Ambientit Hysen Jerilu, ka thënë se projekti është bashkëfinancuar nga USAID-i përmes projektit DEMI me 80% dhe nga komuna e Kamenicës me 20%. Në total janë pranuar 2589 kontejner familjarë. Jerliu tha se ky projekt është i një rëndësie të veçantë, pasi që do të ndikoj dukshëm në përmirësimin e ambientit dhe shëndetin e qytetarëve.

KKGJILAN

“Ne shpresojmë që edhe në të ardhmen do të vazhdojmë me projekte të tilla” ka thënë Jerliu. Edhe ,Isuf Rrudhani menaxher në Kompaninë regjionale të mbeturinave “Higjiena” SH. A njësia punuese në Kamenicë, falënderoj përfaqësuesit e USAID-it dhe theksoj se kjo ndihmë e ofruar kësaj kompanie i mundëson qytetarëve të komunës së Kamenicës të pajisen me kontejnerë familjarë, gjë që kjo do të ndikoj në të mirë të të gjithë qytetarëve.

Laura Bahtiri thotë se projekti i kontejnerëve familjarë për komunën e Kamenicës ka qenë një ndër aktivitetet ,projektet e planifikuara në kuadër të Planit të Veprimit për përmirësimin e Shërbimit të Grumbullimit, Menaxhimit të Mbeturinave dhe do te jetë qasje e re e aplikuar përmes kontejnerëve familjare.

Programi i USAID-it- DEMI do të vazhdoj të mbështes komunën e Kamenicës në përmirësimin edhe të shërbimeve tjera me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më kualitative për qytetarët. Shpërndarja e kontejnerëve do të bëhet në ditët e ardhshme nga kompania Higjiena në bashkëpunim me drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Ambientit , në qytet si dhe në fshatrat Koretin, Topanicë dhe Petroc./rajonipress/