Fundamenti

Kamenica nuk po “ndryshon”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Qytetarët në Kamenicë edhe pse japin opinione pozitive për Kadri Rahimajn, ata sërish thonë se ky qytet nuk po ndryshon. Ne nuk po e shohim ndryshimin e kërkuar dhe të pritur thonë ata.

Për Kadri Rahimajn ka opinione të ndryshme në Kamenicë. Qytetarët e këtij qyteti thonë se kanë pritur më shumë nga kryetari aktual dhe janë të zhgënjyer që ndryshimin e pritur nuk po e përjeton ky qytet.

Muharremi një 48 vjeçar thotë se Kamenica ka pritur një zhvillim më të madh. “Sigurisht që jemi të pakënaqur sepse në pushtet kanë ardhë me parulla e premtime të shumta. Vet jam ithtar i VV, ama ndryshimin nuk po e shoh ose nuk po duket aj ndryshim” shprehet ky qytetar.

Uji Dea

Hafizi një student i Makinerisë shprehet se Kamenica nuk e ka merituar këtë stagnim. “Nuk jemi qytet premtues e as qytet që përjeton investime. VV ka premtuar shumë për brezin kufitar dhe për vet Karaqevën, por kemi mbetur në situatën e para dy viteve. Jemi larg premtimeve e realizimeve anipse e kemi kërkuar ndryshimin”.

Lulzimi nga Topanica mendon se Kamenica po përjeton ndryshimin, por duhet pritur. “Unë ende pres zhvillim pozitiv nga Kadri Rahimaj, normal të mirat vijnë ngadalë sepse kemi pasur një pushtet krejt më ndryshe, e tani është shumë më realizues” mendon ky qytetar./rajonipress/