UBT

Kamenica nuk ka Noter, reagon Selver Lenjani

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Në një letër të hapur Selver Lenjani u ka shkruar institucioneve të Kosovës duke filluar nga presidentja, kryeministri e kryeparlamentari duke kërkuar prej tyre që ta trajtojnë ashtu siç duhet Kamenicën e cila ka tre vite që nuk ka Noter.

Në letër thuhet:

Të nderuara institucione shtetërore të Republikës së Kosovës, me anë të këtij njoftimi po ju bëjmë me dije se ne banorët e brezit kufitar në mungesë të Noterit që nuk ka Kamenica, tash e tri vite, ne banorët e brezit kufitar Karaqevë e Poshtme për një dokument duhet të marrim rrugën Karaqevë – Kamenicë – Gjilan për ta vërtetuar një dokument te Noteri.

Banorët e brezit kufitar e kemi një varfëri të skajshme dhe nuk kanë merituar as qytetarët e Kamenicës nuk e kanë merituar të jenë pa Noter, dhe për ta vërtetuar ketë letër të hapur që po ju dërgojmë të bindeni që asht reale.

Uji Dea

Të gjitha partitë politike gjatë fushatës elektorale premtonin për komunën e Kamenicës që do ta përkrahnin – ndihmonin mirëpo megjithatë me neglizhencën e institucioneve të Republikës së Kosovës qytetarët e Kamenicës vuajnë për Noter që s`ka ky vend edhe na kemi lindur si qytetar të Kamenicës, si komuna ma e lënduar dhe më e pa ndihmuara dhe megjithatë nuk e kanë merituar qytetarët të jenë në ketë pozitë të pa lakmuar, ku në ketë kohë të gjitha qytetet e Kosovës janë të pajisur me Noter.

Vallë të nderuara institucione të Kosovës keni nderin dhe respektin që të na dilni me ndihmë të pajiset me Noter komuna e Kamenice dhe fshatit Roganë që numëron 45 mijë banor, që ka komuna e Kamenicës të caktohet një Noter.

Rogoqica si fshat e meriton të ketë një Noter. Mbesim me shpresë që kjo kërkesë të realizohet pozitivisht nga krerët e shtetit sepse sytë i kemi nga ju ka shkruar Selver Lenjani nga Bashkësia lokale Karaqevë e Poshtme./rajonipress/